Modeli elektrik i Rolls Royce pritet të emërtohet “Silent Shadow”

Auto

Modeli elektrik i Rolls Royce pritet të emërtohet “Silent Shadow”

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:49
Rolls Royce

Për të ardhmen e Rolls-Royce dihet pak, por një është e sigurt – të gjitha brendet e BMW Group do të jenë bashkë në lëvizjen për elektrifikim.

Sipas revistës britanike Autocar, prodhuesi i veturave me qendër në Goodwood aktualisht po teston shtegun për vetura elektrike me modelin Phantom. Sipas burimit të njëjtë, Phantom nuk do të jetë modeli që do të ketë nderin të jetë Rolls-Royce i parë elektrik, por po shfrytëzohet si test.

Rolls-Royce po punon për një model të veçantë. Modeli thuhet se do të emërtohet “Silent Shadow” (Hija e heshtur) dhe kjo bazohet në kërkesën e BMW-së për patentim të këtij emri në Gjermani.

Detajet për dizajnin nuk janë dhënë, mirëpo raporti përmend se do të jetë një model i veçantë, që do t’i jepte kuptim markës Rolls-Royce.

Besohet se vetura do të ketë bateri me mbi 100kWh me autonomi të përshkimit të një distance prej të paktën 500 km. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat