Problem në veturat e Teslas, pritet tërheqja e rreth 6,000 prej tyre nga tregu

Auto

Problem në veturat e Teslas, pritet tërheqja e rreth 6,000 prej tyre nga tregu

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:17
Tesla

Tesla do të tërheqë nga tregu afërsisht 6,000 vetura për shkak se bulonat e frenave mund të jenë të çliruar dhe në këtë mënyrë, të shkaktojnë humbjen e presionit të gomave, kanë bërë të ditura dokumentet e publikuara të mërkurën.

Tërheqja përfshinë vetura të Modelit 3 të viteve 2019-2021 dhe ato të Modelit Y, të viteve 2020-2022.

Sipas kompanisë, bazuar në raportet e Administratës Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor (NHTSA), deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë rast të aksidentit apo të lëndimit si pasojë e këtij problemi në këto vetura.

Tesla ka bërë të ditur se bulonat e lirshme mund të lejojnë që kalibri i frenave të ndahet dhe të kontaktojë buzën e rrotës, gjë që mund të shkaktojë një humbje të presionit të gomave në "rrethana shumë të rralla".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat