Të rinjve kinezë u shkon keq eksperimenti me Lamborghinin si skarë

Auto

Të rinjve kinezë u shkon keq eksperimenti me Lamborghinin si skarë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:24
Lamborghin

Disa të rinj në Kinë tentuan të bëjnë diçka që nuk ishte bërë më herët – të piqnin mish në gypin për shkarkimin e gazit të një Lamborghini.

Dhe teksa njëri kishte afruar mishin te gypi dhe tjetri në veturën Lamborghini Aventador po i jepte gaz, eksperimenti shkoi keq.

Pas disa tentimeve, Lamborghini i përfshi nga tymi në pjesën e prapme, ku ndodhet edhe motori.

Në Kinë, Lamborghini Aventador mund të kushtojë deri në 1 milion dollarë për shkak të taksave nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat