Toyota GR Supra me edicion special vitin e ardhshëm

Auto

Toyota GR Supra me edicion special vitin e ardhshëm

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:09
Toyota GR Supra

GR Supra e Toyotës për vitin 2022 do të vijë me edicion special. Ajo do të quhet A91-Carbon Fiber Edition.

A91-CF Edition karakterizohet me disa pjesë nga fibra të karbonit, të tilla si mbrojtësi shtesë i përparmë, pragjet, mbrojtësi shtesë i pasmë, etj.

Gjithashtu, vjen me motor 3.0-litër me 6 cilindra e kapacitet prej 382 kuajfuqi në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi, set të ri të rrotave 19-inçësh nga alumini me ngjyrë të zezë, amortizatorët AVS, frenat Brembo, enterier me lëkurë Alcantara e me ngjyrë të kombinuar kuqezi, si dhe eksterier i cili do të jetë në dispozicion në tri ngjyra: “Phantom”, të bardhë “Zero” dhe të verdhë “Nitro”, shkruan “Car and Drive”.

Toyota njofton se ky edicion special i Suprës do të prodhohet në 600 njësi dhe se do të fillojë të shitet nga vjeshta e këtij viti. Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar.

Përveç kësaj, të gjitha Suprat 3.0 në tregun amerikan tani i kanë ulëset me nxehje, ndërsa për Supra 3.0 Premium ofrohet edhe enterieri tërësisht me ngjyrë të zezë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat