Edhe sot ndikon në dizajnet e Lamborghini, modeli Countach feston 50-vjetorin

Auto

Edhe sot ndikon në dizajnet e Lamborghini, modeli Countach feston 50-vjetorin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Pamja e një veture për të rinjtë që konsiderohej si ikonë është Countach që po të shikojmë sot është diçka e zakonshme sa i përket veturave sportive, por që është vështirë të paramendohet se sa revolucionar ka qenë në atë kohë.

Lamoborghini Countach, me një pamje tejet agresive ishte prezantuar 50 vite më parë në panairin e veturave në Gjenevë, kurse prodhuesi italian pranon që kjo veturë edhe sot inspiron dizajnerët e kësaj kompanie.

“Ekzistojnë vepra artistike që akoma janë relevante, kurse pamja e Lamborghini Countach është një prej tyre”, thotë Matthew Borkert, drejtor i dizajnit të kompanisë Lamborghini.

Në Lamborghini i pranojnë se dizajni i modelit Countach akoma frymëzon dizajnerët e kësaj kompanie italiane, që bazuar në linjat e saj ka prodhuar edhe modelet si Aventador, Huracane, Siana dhe Urus.

Countachin e ka dizajnuar Marchelo Gandini që ka punuar në Bertoneu, duke vazhduar kështu me konceptet e Alfa Romeo Carabo dhe Lancia Stratos.

Asokohe, Lamborghini vendosi që Countach të futet në prodhim serik – gjë që edhe ndodhi tre vite më vonë, më 1974. Ka qenë një lëvizje e guximshme që në fund është shpaguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat