Më 10 qershor do të mbahet ngjarja për dërgesat e automjeteve “Tesla Model S Plaid”

Auto

Më 10 qershor do të mbahet ngjarja për dërgesat e automjeteve “Tesla Model S Plaid”

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:04
“Tesla Model S Plaid”

Tesla e ka konfirmuar zyrtarisht se më 10 qershor, 2021, do të fillojë me dërgesat e makinës Tesla Model S Plaid.

Sipas medieve të huaja, lansimi i vonuar u la të kuptohet më parë nga shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, i cili duket shumë i ngazëllyer për produktin e fundit të kompanisë.

Dërgesat për klientët do të ndodhin në Fabrikën Tesla në Fremont në orën 7 të mbrëmjes me kohën e Paqësorit dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Ende nuk dihet se sa vetura do të vendos në treg Tesla, por me siguri ka prodhuar mjaft tashmë, të cilat janë gati për shitje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat