Pamjet/ Momenti kur zjarri kaplon autobusët elektrikë?

Auto

Pamjet/ Momenti kur zjarri kaplon autobusët elektrikë?

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Pamjet dramatike na vijnë nga Kina. Deri më tani, më së shumti kemi parë skena të djegies së veturave elektrike të Teslës, ku pas një përplasje, në disa raste, bateria shkaktoi zjarrin.

Kamerat e mbikëqyrjes të kampusit universitar në zonën Guangxi Zhuang tregojnë autobusët elektrikë të parkuar, ku një moment shfaqet një tym i trashë nga një prej automjeteve.

Së shpejti shpërthen një zjarr dhe formohet një pishtar i madh. Edhe para se dikush të menaxhonte dhe të telefononte departamentin e zjarrfikësve, flakët u zhvendosën në automjetin fqinj dhe kështu me radhë derisa të përfshiu katër autobusë.

Sipas mediave lokale, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje pas 20 minutash dhe vunë zjarrin nën kontroll.

Në fund, vetëm një autobus u shpëtua, i cili nuk u rrezikua seriozisht nga zjarri. Për fat të mirë, në autobusë nuk kishte pasagjerë ose shoferë, kështu që gjithçka përfundoi në dëm material. 
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat