Hapësira për parking u shit për një rekord 1.3 milion dollarë në Hong Kong

Auto

Hapësira për parking u shit për një rekord 1.3 milion dollarë në Hong Kong

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Hong Kongu është një nga zonat urbane më të populluara në botë, kështu që shoferët e veturave e kanë të vështirë të gjejnë një vend parkimi.

Kohët e fundit, një hapësirë ​​parkimi në zonën Mount Nicholson, ku ndodhen disa nga pasuritë e paluajtshme më të vlefshme në Azi, u shit për një rekord prej 10 milionë dollarësh të Hong Kong-ut (1.3 milion dollarë amerikanë).

Hapësira e parkimit është e vendosur në një ndërtesë banimi me pamje nga porti i Hong Kongut në Victoria dhe është një nga 29 që janë shitur brenda tenderit që iu ofrua pronarëve të njësive të strehimit muajin e kaluar, shkruan South China Morning Post.

Ky është një rekord i ri për Hong Kong, parkimi më i shtrenjtë i shitur më herët ishte në vitin 2019 në një ndërtesë zyre – kushtoi 980,000 dollarë amerikanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat