Vetura unike e gatshme t’i dorëzohet pronarit, Bugatti La Voiture Noire u shit për 16.7 milionë euro

Auto

Vetura unike e gatshme t’i dorëzohet pronarit, Bugatti La Voiture Noire u shit për 16.7 milionë euro

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Vetura unike Bugatti La Voiture Noire ishte prezantuar dy vite më parë, e pavarësisht faktit se bazuar në të është prodhuar modeli Chiron, tek tani ka përfunduar puna me të dhe është i gatshëm t’i dorëzohet blerësit fatlum.

Ndryshe e njohur si vetura e zezë, La Voiture Noire nderon modelin legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantic.

E duke marrë parasysh se bazuar në të është prodhuar modeli Chiron, nuk është ndonjë befasi që nën kapakun e motorit “fshihet” bisha me mijëra kuaj fuqi.

Për ta vënë në lëvizje këtë veturë, përdoret motori 8.0 W16 me 4 turbo që prodhon 1.500 kuaj-fuqi. E pavarësisht që shumë sportistë, artistë e fytyra publike janë përmendur si pronarë të mundshëm, zyrtarisht nuk dihet se kush i ka paguar 16.7 milionë euro për këtë veturë.

Blerësi është akoma person i panjohur, por në fotografi mund të shihet se çfarë do të fitojë – pasi që një shumë e tillë mund të krahasohet me buxhetin e një qyteti të vogël. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat