Ky tifoz i madh i veturave Mazda ka disa të tilla në oborrin e tij – por ka diçka që nuk shkon!

Auto

Ky tifoz i madh i veturave Mazda ka disa të tilla në oborrin e tij – por ka diçka që nuk shkon!

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 00:32
Foto

Mazda ka shumë tifozë në të gjithë botën, por pronari i kësaj shtëpie duhet të jetë një fanatik i tyre duke gjykuar nga sasia e koleksionit të tij me Mazda RX të gjendura jashtë oborrit të tij.

Sipas mediave të huaja, në videon e shkurtër të ngarkuar në Reddit nga BigBang_Cam, mund të shohim disa RX-7 dhe RX-8 që presin “me durim” të riparohen.

Dhe aty – pamje që thuhet se vijnë nga Qipro – janë numëruar të paktën shtatë shembuj të RX-8 dhe shtatë RX-7.

Këto të fundit janë kryesisht modele të gjeneratës së tretë por gjithashtu mund të shohim një brez të dytë në sfond.

Ndërkohë pjesa më e madhe e makinave shfaqin modifikime vizuale.

Por për fat të keq, ngjyra e jashtme e makinave është në një gjendje të keqe dhe duket sikur ato ishin të ekspozuar ndaj kushteve të motit të nxehtë dhe papastërtive për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, ne jemi të sigurt që ky inventar i madh i pjesëve mund të përdoret për të ndërtuar disa shembuj të shkëlqyeshëm të RX-7 dhe RX-8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat