Të ngasësh makinën me një xham të thyer, A është e sigurt?

Auto

Të ngasësh makinën me një xham të thyer, A është e sigurt?

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Në një situatë të mundshme, një kamion që po ecte para jush “shkel” një shkëmb dhe godet në xhamin e veturës suaj.

Çfarë më pas?

Ajo çarje e vogël në formë ylli mund të duket e padëmshme për momentin, por mund të rritet lehtësisht nga nevoja për një riparim të vogël deri te kërkimi i një xhami të ri, shkruajnë mediat e huaja.

Ky lloj dëmtimi gjithashtu ju bën të rrezikoni të mos respektoni ligjet shtetërore të inspektimit të automjeteve, të cilat ndalojnë vozitjen me xhama të çarë.

Edhe më keq, një çarje në një pikë specifike mund të kufizojë efektivitetin e sistemeve të përparuara të sigurisë së makinës suaj, siç mund të jetë një kamerë.

Sipas Safelite, rreth 80 për qind e automjeteve të reja të sotme janë të pajisura me një lloj kamera përpara, dhe deri në vitin e ardhshëm, kompania pret që të gjitha automjetet e reja të vijnë me këtë teknologji.

Në këto automjete, zëvendësimi i xhamit të përparmë kërkon gjithashtu një rikalibrim të sistemit të kamerës, dhe lloji i rikalibrimit ndryshon gjithashtu sipas markës dhe modelit.

Sidoqoftë, ajo që mund të bëni është të shmangni parkimin ku rrezet e diellit do të binin direkt mbi xhamin e çarë për periudha të gjata kohore, gjë që mund të bëjë që çarja të rritet.

Gjithashtu, mos e ekspozoni xhamin ndaj ndryshimeve ekstreme të temperaturës siç është spërkatja e ujit të ftohtë në një xham të nxehtë.

Pavarësisht të gjithave, në fund të fundit ju do të duhet të mendoni për opsionin më të mirë – zëvendësimin e xhamit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat