E pabesueshme, por Elon Musk urren të qenit shef i Tesla

Auto

E pabesueshme, por Elon Musk urren të qenit shef i Tesla

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 20:43
Elon Musk

Miliarderi Elon Musk i ka habitur të gjithë se fundmi. Ai është shprehur se e urren faktin e të qenurit shef i Tesla.

Sipas BBC, themeluesi miliarder i Tesla-s, foli në seancën e parë të rastit, në të cilën u akuzua për presion ndaj anëtarëve të bordit të drejtuesve të kompanisë për të blerë një kompani të panelit diellor.

Musk ka thëne se “Tepër e urrej këtë (të qenurit shef i Tesla-s). Do të preferoja të kalojë kohë duke bërë dizajn dhe inxhinieri”.

Pasi avokati i paditësve tregoi një video që kritikon botëkuptimin e Musk lidhur me lidershipin, ai theksoi se “Nuk dua të jem shefi i asgjëje”.

Aksionerët e Tesla-s pretendojnë se burimet e kompanisë u shpenzuan kot me blerjen e kompanisë diellore SolarCity, paratë e së cilës janë gati për të mbaruar.

Derisa marrëveshja në fjalë është bërë, Musk kishte aksionet edhe të Tesla-s, dhe 22 për qind të kompanisë së paneleve diellore, e themeluar nga kushërinjtë e tij.

Ai ka thënë se nuk ka fituar asgjë nga aksionet në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat