Kjo është Audi RS3 e re

Auto

Kjo është Audi RS3 e re

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:16
Audi RS3

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Audi, më herët pati paralajmëruar se gjatë verës do të debutojë modeli i ri RS3, i ndërtuar me platformën MQB të Volkswagenit. Po ashtu do të jetë në dispozicion edhe në version Sportback dhe Sedan.

Tani janë publikuar fotografitë zyrtare të këtij modeli, si duket para kohe, dhe pritet që premierën ta mbajë ndoshta javën e ardhshme.

Audi RS3 i ri pritet të vijë me motor Turbo 2.5-litër me pesë cilindra e kapacitet prej 400 kuajfuqi, në kombinim me marshin me 7 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat. Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,8 sekonda (0,3 sekonda më shpejtë sesa paraardhësi dhe 0,1 sekondë më shpejtë sesa Mercedes-AMG A45 S).

Image

Përveç kësaj, për RS3-shin e ri do të jetë në dispozicion edhe paketa “RS Dynamic” e cila këtij modeli i mundëson që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 290 km/orë.

Gjithashtu, kjo paketë përfshinë edhe maskën e përparme më ndryshe, etiketën “RS”, rrotat më të mëdha nga alumini, amortizatorët sportivë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazit, si dhe enterier me ulëse sportive, timonin sportiv, pedalet nga alumini, sistemin 10.1-inçësh për argëtim dhe informim, si dhe instrument-tabelën digjitale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat