Sa i reziston vetura Tesla, përmbytjeve? Musk thotë se ajo shkon si një varkë

Auto

Sa i reziston vetura Tesla, përmbytjeve? Musk thotë se ajo shkon si një varkë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 08:04
Ilustrim

Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet që kanë goditur pjesë të ndryshme të botës ditët e fundit, kanë sjellë temën se sa veturat elektrike i bëjnë ballë ujërave.

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se veturat me motorë SUS ​​nuk duhet të futen në ujë, sepse kjo mund të çojë në “mbylljen” e motorit së pari, dhe më pas në prishje serioze.

Për më tepër, pjesët mekanike të motorit mund të dëmtohen në rast të depërtimit të një sasie të madhe uji edhe nëse motori është i fikur.

Në këtë drejtim, shumë shoferë ndoshta nuk janë të vetëdijshëm se veturat elektrike zakonisht bëjnë më mirë në kushtet e përmbytjes.

Regjistrime dhe histori të shumta për automjetet e Tesla-s mund të shihen në internet, të cilat lëvizin lehtësisht në rrugë të përmbytura sikur të ishin anije.

Edhe Elon Musk njoftoi në Twitter se Tesla do të “punonte si një varkë, të paktën përkohësisht” në raste të tilla.

Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme të theksohet se ngasja përmes ujit është e rrezikshme, dhe ngasja nëpër ujë të thellë është jashtëzakonisht e rrezikshme pa marrë parasysh se cilën veturë drejtoni.

Sidoqoftë, nëse gjendeni në një situatë të tillë, ndonjëherë thjesht nuk keni zgjidhje.

Kohët e fundit, një video u shpërnda në Twitter duke treguar një Tesla Model 3 duke kaluar nëpër një rrugë të përmbytur në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat