Chevrolet tërheq mbi 50,000 vetura nga tregu

Auto

Chevrolet tërheq mbi 50,000 vetura nga tregu

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:36
Chevrolet

General Motors ka njoftuar për tërheqjen nga tregu të 50,932 veturave Chevrolet Bolt EVs të viteve 2017-2019 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, tërheqja do të bëhet për shkak të mundësisë së zjarrit në paketimin e baterive të tensionit të lartë.

Kjo mund të ndodhë edhe kur vetura të jetë e ndalur, parkuar ose të kur të futet në prizë për tu karikuar.

General Motors ka thënë se pronarët duhet t’i parkojnë veturat në vende jashtë, larg shtëpive, derisa problemi të rregullohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat