Bentley Bentayga me rrota me fibra karboni

Auto

Bentley Bentayga me rrota me fibra karboni

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 08:35
Ilustrim

Bentley po përpiqet të provojë superioritetin e tij në segmentin më luksoz të SUV në botë. Pas disa versioneve speciale, tani është koha për një set tjetër të shtrenjtë që do të rrisë çmimin e modelit: rrotat me fibra karboni. Madhësia 22 inç.

Pesë vjet pas debutimit të modelit në treg, lista e gjatë e opsioneve të tij është pasuruar me një artikull tjetër interesant, shkruan Autoblog.

Këto janë rrota që janë bërë nga fibra karboni. Prodhuesi britanik i veturave ka punuar mbi to për pesë vjet (domethënë pak a shumë që nga debutimi në treg i Bentayge) së bashku me ekspertët italianë nga Bucci Composites.

Gjatë kësaj kohe, përveç dizajnit, përfshihen teste të brendshme dhe teste TÜV, të cilat duhet të garantojnë sigurinë e plotë të kësaj zgjidhjeje të re në të gjitha kushtet e rrugës. Testet u kryen në rrugë me sipërfaqe të ndryshme, vrima të mëdha dhe, natyrisht, në Nordschleife.

Deri më tani, rrotat e fibrave të karbonit janë shfaqur në vetëm disa vetura të kufizuara të specializuara si Koenigsegg ose Shelby Mustang GT350R. Bentley, megjithatë, mburret se Bentayga do të marrë rrotën më të madhe të këtij lloji të prodhuar ndonjëherë – 22 inç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat