Audi Q4 prezanton dy modele të reja

Auto

Audi Q4 prezanton dy modele të reja

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:02
Audi Q4

Audia ka prezantuar dy variante të reja të modelit Audi Q4 E-tron elektrik SUV.

Çmimet për klientët britanikë nuk janë bërë të ditura ende, derisa në Gjermani, Q4 Sportback 40 E-tron kushton 49,500 euro ndërkaq, Q4 45 E-tron Quattro, kushton 50,900 euro.

Audia ka bërë të ditur se versioni Q4 Sportback 40 E-tron ofron gamën më të gjatë në linjën e saj EV, e aftë të kthehet deri në 331 milje me një karikim të vetëm. Fuqia e tij mundësohet nga një motor elektrik 201 kuaj fuqi që lëviz rrotat e pasme.

Ndërkaq, modeli Quattro drejtohet nga dy motorë elektrikë për lëvizje me katër rrota, duke prodhuar 261 kuajfuqi me një shpejtësi 0-62mph në 6.9 sekonda, dhe një shpejtësi maksimale e kufizuar në 111mph.

Ky version është i pajisur me një bateri 77kWh, dhe pritet të jetë e aftë për 256 milje deri në 304 milje me një karikim të vetëm.

“Modelet Q4 E-tron janë vetura ekstremisht të gjithanshme, të cilat janë ideale për përdorim të përditshëm. Ato kanë hapësirë të madhe brenda dhe ofrojnë komoditet edhe për udhëtime në distanca të gjatë”, ka bërë të ditur Audia.

Image

Të dy modelet prodhohen si emetues zero të karbonit në fabrikën Zwickau të Grupit Volksëagen, në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat