E frikshme! Kurrë më mos mbani shishe me ujë në makinë

Auto

E frikshme! Kurrë më mos mbani shishe me ujë në makinë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Sipas një artikulli nga Qendra e Kërkimeve për Katastrofat, 90% e katastrofave natyrale janë të lidhura drejtpërsëdrejti me ujin. Por thatësirat, cunamet apo përmbytjet nuk janë kërcënimet e vetme që hasim.

Ne do t’ju tregojmë si të jeni të kujdesshëm edhe ndaj një shisheje të vogël uji në një ditë të nxehtë. Mund t’ju duket shaka, por e lënë në makinë kjo shishe mund të shkaktojë zjarr!

Si është e mundur:

A e keni provuar ndonjëherë t’i vendosni zjarrin një letre duke përdorur një xham zmadhues me ndihmën e rrezeve të diellit? Është e njëjta gjë. Kur rrezet e diellit kalojnë nëpër plastikë dhe lëng, ai ka të njëjtin efekt si një xham zmadhues. Në një eksperiment të kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve në Midwest, drita e diellit në shishen e ujit shkoi deri në 250 gradë.

Kjo këtu për shembull është vetëm një pasojë e vogël:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat