Nga viti 2024, DS po bëhet një markë plotësisht elektrike

Auto

Nga viti 2024, DS po bëhet një markë plotësisht elektrike

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

DS është bërë një nga markat në seri që planifikon të shesë vetëm vetura elektrike.

Vërtetë, DS ka shitur vetura të elektrizuara që nga viti 2019, por synon të realizojë një ndryshim rrënjësor, pra kalimin në prodhimin e veturave ekskluzivisht elektrike, nga viti 2024 e tutje.

Kompania nuk zbuloi shumë detaje përveç konfirmimit se do të “forcojë” ofertën e saj duke ofruar një version elektrik të DS 4. Dizajni i ri më pas do të zbulohet dhe projekti i parë 100 për qind elektrik nga Stellantis bazuar në platformën STLA Medium do të lansohet.

Image

Modelet e bazuara në platformën e përmendur do të jenë midis 4,200 dhe 5,000 mm të gjata dhe do të kenë bateri me një kapacitet midis 87 dhe 104 kWh, të cilat do të sigurojnë një rreze deri në 700 km.

Modeli i ardhshëm do të shfaqë “teknologji dhe përmirësime të jashtëzakonshme” dhe do të ofrojë “karakteristika teknike që do t’i përshtaten në mënyrë të përkryer klientëve të DS”.

“Industria e automobilave po ndryshon gjerësisht dhe me shpejtësi. Si pionier, DS Automobiles e parashikuan këtë lëvizje, kështu që elektrifikimi është në zemër të strategjisë sonë”, tha drejtoresha e DS, Beatrice Foucher.

Ajo shtoi se ajo vendosi të përshpejtojë zhvillimin e automjeteve elektrike në mënyrë që “të krijojë një art të ri 100 për qind të udhëtimit elektrik, i dëshirueshëm për sa i përket argëtimit, cilësisë dhe performancës”. Ky “plan elektrik sfidues” do të fillojë të marrë formë në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat