Krijohet koncepti i veturës elektrike “Skysphere”

Auto

Krijohet koncepti i veturës elektrike “Skysphere”

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:41
“Skysphere”

Koncepti i veturës më të re të Audit është një kabriolet elektrik i hijshëm, i quajtur Skysphere që ndërthur teknologjitë e ngjashme me Batmobile dhe karakteristikat agresive të dizajnit me komoditetet luksoze.

Më e rëndësishmja, koncepti i tij përmban një bazë të rrotave të adaptueshme që mund të ndryshojnë madhësinë bazuar në mënyrat e drejtimit, dhe një kabinë dixhitale me timon të tërhequr, dhe pedale që janë krijuar për t'u ulur kur makina vozit vetë.

"Kjo është ajo që ne e quajmë luks progresiv," ka thënë Henrik Wenders, kreu i Audit, gjatë një ngjarjeje mediatike për zbulimin dixhital të automjetit.

Image

Koncepti i veturës përfaqëson atë që Audi beson se mund ta arrijë, ka të ngjarë në gjysmën e dytë të kësaj dekade, pasi është në lëvizje drejt automjeteve elektrike dhe autonome, sipas zyrtarëve të kompanisë.

Audi planifikon të ofrojë ekskluzivisht vetura elektrike deri në vitin 2033, pas prezantimit të automjetit të tij të fundit me një motor me djegie të brendshme në 2026.

Audia ka bërë të ditur se Skysphere është dizajnuar që të vozitet vetë por që kjo nuk mund të ndodhë në këtë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat