Për 30 vite u mundua ta kalojë testin e vozitjes, britanikja dridhet, qan e humb vetëdijen kur futet në veturë

Auto

Për 30 vite u mundua ta kalojë testin e vozitjes, britanikja dridhet, qan e humb vetëdijen kur futet në veturë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Britanikja Isabel Stedman nga frika gjatë vozitjes dridhet, qan dhe humb vetëdijen, pavarësisht që kurrë në jetën e saj nuk e ka pësuar ndonjë aksident trafiku.

Atë e mundon diçka e madhe. Prej 30 viteve tenton të kalojë testin e vozitjes. Por gjatë çdo vozitje, ajo kaplohet nga paniku dhe fillon të dridhet kur është pranë timonit, qanë dhe disa herë ka humbur edhe vetëdijen.

Kjo 47-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, deri më tani ka shpenzuar dhjetëra mijëra funte për tentimet e dështuara për të kaluar testin e vozitjes. Dëshira e saj jetësore është që vajzën e saj ta dërgojë me veturë në fakultet dhe të vizitojë familjarët që jetojnë larg shtëpisë së saj.

Fobia e saj filloi në vozitjen e parë dhe prej atëherë nuk i është larguar, pavarësisht që kurrë nuk kishte qenë pjesë e ndonjë aksidenti. Ajo në veçanti bëhet nervoz në rreth-rrotullime.

Deri më tani ka ndërruar shtatë instruktorë, që në vozitje shpesh janë detyruar t’ia mbajnë timonin dhe të frenojnë me qëllim që ajo të mos e humb vetëdijen.

Këtë problem ajo është munduar ta zgjedh me hipnozë, por pa ndonjë sukses. Mjekët thonë se nuk e dinë shkakun e fobisë së saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat