Vetura elektrike, e vogël dhe praktike për qytet

Auto

Vetura elektrike, e vogël dhe praktike për qytet

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 17:15
Microlino 2.0

Në vitin 2018, kompania Micro Mobility prezantoi një model të veturës së vogël për qytet të quajtur Microlino, ndërsa tash ka paraqitur një variant të përmirësuar dhe përfundimtar serik 2.0 në Panairin e Veturave në Munih.

Microlino 2.0 i gjatë 244 cm është frymëzuar nga një BMË Isetta legjendare dhe gjithashtu ka një derë të përparme dalluese.

Krahasuar me versionin e vitit 2018, Microlino 2.0 ka një pamje të ridizajnuar (veçanërisht në pjesën e pasme), një bazë më të gjerë të rrotave, siguri e dukshmëri të përmirësuar, enterier me shumë shije, timon të ri dhe panel të gjerë instrumentesh.

Image

Vetura gjithashtu është pak më e lartë se modeli i parë, gjë që jep më shumë hapësirë ​​për udhëtarët.

Microlino 2.0 ka 19 k uaj fuqi dhe oferta do të përfshijë bateri të ndryshme prej 6 kWh deri në 14 kWh. Me këtë të fundit mund të përshkohen deri në 230 km.

Sa i përket çmimit, Microlino 2.0 kushton 12,500 euro për versionin bazë.

Prodhimi do të nis këtë vit dhe prodhuesi thotë se tashmë ka rreth 24.000 porosi.

Dërgesat e para janë të destinuara për klientët nga Zvicra dhe Gjermania, ndërsa kapaciteti vjetor i prodhimit është 7.500 njësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat