Mësojnë se BMW M3 ishte bërë nga katër mjete tjera të vjedhura, ja se çfarë bëjnë policia

Auto

Mësojnë se BMW M3 ishte bërë nga katër mjete tjera të vjedhura, ja se çfarë bëjnë policia

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:28
BMW M3

I vetmi BMW M3 i gjeneratës F80 në versionin karavan nuk pati jetë edhe aq të gjatë. Pavarësisht që prodhuesi bavarez nuk e kishte në ofertë versionin karavan të modelit M Serie 3 të gjeneratës F80, një person i apasionuar pas BMW deshi ta “përmirësoj këtë gabim”.

Kështu vendosi që një ditë vet ta prodhojë M3 e tij që do të bazohet në versionin standard të Serie 3. Në fund kjo veturë familje nga BMW ndali prodhimin e M3.

E siç është shkruar në dokumentet e regjistrimit – thuhet se ishte veturë me naftë, por policët menjëherë filluan të dyshojnë. Pasi u lokalizua dhe u kontrollua në detaje, u konstatua se ka pjesë nga tri apo katër vetura të vjedhura nga BMW Serie 3. Një M3 ishte vjedhur në vitin 2018, e një tjetër disa muaj më vonë.

Nga policia britanike kanë bërë të ditur se sa i përket karrocerisë nuk ishte realizuar si duhet, me saldime të dobëta dhe amatoreske. Në fund ky M3 Touring përfundoi si është më së keqi – në makinerinë që shtyp veturat e vjetra dhe ato të falsifikuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat