Besoni apo jo, akoma shesin Peugeot 405 të ri dhe kushton vetëm 7.800 euro

Auto

Besoni apo jo, akoma shesin Peugeot 405 të ri dhe kushton vetëm 7.800 euro

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 00:59
Foto ilustrim

Nëse jeni adhurues i “youngtimer”, ky lajm do t’ju pëlqejë. Modeli legjendar Peugeot 405, limuzina franceze e cila në Evropë shitej nga 1987 deri më 1997, akoma është prezent si një veturë e re me një çmim të volitshëm në disa pjesë të botës.

Për shembull, në Iran mund ta blini këtë klasik francez për vetëm 7.800 euro. Natyrisht, 405 i përdorur mund të gjendet me çmim edhe më të ulët, por i riu është i ri.

Atje e monton kompania Iran Hodro, duke ruajtur brendësinë tradicionale të këtij mjeti. Në dispozicion janë dy motorë me benzinë – ai me 1.8 litra SOHC me 101 kuaj-fuqi dhe 1.6 litra me 16 ventila që prodhon 109 kuaj-fuqi.

Pavarësisht se për cilin version përcaktoheni, motori është i pajisur me ndërruesin manual me pesë shpejtësi. Për dallim nga modeli evropian, mbrojtësit anësor dhe disa detaje të karrocerisë janë ndërruar, e deri vitin e kaluar kanë ekzistuar edhe versionet më luksoze – Pars ELX.[

Megjithatë, nëse do të dëshironit ta porositnit një të tillë, do të zhgënjeheshit pasi që 405-ta në Evropë nuk është e miratuar për shkak të arsyeve ekologjike dhe të sigurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat