Ferrari i ri debuton në nëntor

Auto

Ferrari i ri debuton në nëntor

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:15
Ferrari

Ferrari ka testuar prototipin misterioz të bazuara në modelin LaFerrari gjatë muajve të fundit.

Kryevepra e radhës e Ferrarit do të debutojë më vonë këtë vit, midis 16 dhe 22 nëntorit.

Kjo do të ndodhë në pistën Mugello në Itali, ku do të shfaqet modeli i tretë Ferrari nga seria I e veturave të kufizuara numerikisht.

Image

Ne kemi parë më parë modelet Monza SP1 dhe SP2.

Monza SP1 dhe SP2 bazohen në modelin 812 Superfast dhe janë frymëzuar nga veturat klasike të garave Ferrari nga vitet 1950, përkatësisht 750 Monza dhe 860 Monza.

Projekti tjetër unik i Ferrarit është frymëzuar nga Ferrari legjendar 330 P4 që konkurroi në Le Mans në vitet 1960 dhe u shfaq në filmin “Ford V. Ferrari” me Christian Bale dhe Matt Damon.

Image

Vetura do të mundësohet nga një motor 6.5 litra V12 atmosferik i gjetur gjithashtu në modelin 812 Competizione, ku zhvillon 819 kuaj fuqi.

Fuqia pritet të transmetohet në rrotat e pasme përmes një transmetuesi me tetë shpejtësi me dy tufa.

Prodhimi i SP1 Monza dhe SP2 Monza ishte i kufizuar në një total prej 499 njësive, dhe modeli i ri nga seria Icona duhet të prodhohet në vetëm 300 njësi.

Vetura është duke u zhvilluar nën emrin e kodit F171 dhe do ta shohim në nëntor, kur do të dihen të gjitha detajet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat