Porsche rikrijoi foton e vitit 1963

Auto

Porsche rikrijoi foton e vitit 1963

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Stafi i Porsche sjell të njëjtën foto, por me role kryesore të reja.

Në vitin 1963, skiatori Egon Zimmerman u fotografua duke kërcyer mbi një Porsche 356.

Momenti u kap në mënyrë perfekte dhe u krijua një fotografi që do të ishte një nga më të përdorurat në promovimin e Porsche në dekadat e ardhshme.

Porsche ka vendosur të bëjë një version të ri të fotografisë këtë vit. Roli i një skiatori trim që do të kapërcejë një veturë i jepet një norvegjezi. Axel Lund Svindal është një nga skiatorët më të patrembur, ai e adhuron Porsche, dhe tani ai ka guxuar të kapërcejë Porsche Taycan.

“Fotografia është thjesht perfekte. Për mua si fëmijë, si një tifoz i Porsche, është një mesazh për të qenë të guximshëm dhe për të provuar gjëra të reja. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne bëjmë”, tha Svindal.

Dhe së fundi, një fakt interesant. Në xhirimin e versionit të ri të fotografisë u ndoq nga vëllai i vogël i Egon Karlheinz dhe nipi Michael, të cilët dëshmuan krijimin e një fotografie tjetër legjendare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat