Konfirmohet se Renault Kadjar do të zëvendësohet me SUV të ri elektrik

Auto

Konfirmohet se Renault Kadjar do të zëvendësohet me SUV të ri elektrik

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 20:18
Vetura do ta zëvendësojë modelin aktual SUV të Renaultit, Kadjar

Gjiganti francez i veturave, Renault, do të lansojë një veturë të re elektrike SUV në edicionin e ardhshëm të panairit në Paris, kanë konfirmuar shefat e kompanisë.

Zëvendëspresidenti për inxhinieri në Renault, Gilles Le Borgne, ka thënë për “Auto-Express”, se brendi “po punon në një veturë të re që i takon tregut në mes të Meganes dhe Nissan Ariyas, për vitin e ardhshëm”.

Vetura e dytë elektrike franceze do të jetë 4.7 metra e gjatë. Vetura do ta zëvendësojë modelin aktual SUV të Renaultit, Kadjar, me djegie të brendshme, që është 4.48 metra i gjatë.

Kompania po planifikon ta zgjerojë baterinë e veturës për të përforcuar kapacitetet për zgjerim të distancës që mund të kalohet me një mbushje.

Varësisht nga kombinimi me bateritë, ajo do të ketë në mes 215 dhe 240 kuajfuqi.

Nuk dihen detajet tjera për veturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat