BMW-ja nuk dëshiron të tërhiqet nga tregu i motorëve me djegie të brendshme

Auto

BMW-ja nuk dëshiron të tërhiqet nga tregu i motorëve me djegie të brendshme

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Mercedesi është zotuar se do të ofrojë vetura ekskluzivisht elektrike "aty ku kushtet e tregut e lejojnë" deri në vitin 2030, ndërsa Audi do të ndërpresë linjën e prodhimit të motorëve me djegie të brendshme në vitin 2033.

Po çfarë po ndodh në të gjithë këtë histori me BMW-në? Ky anëtar i "treshes së madhe" nuk është gati tash për tash të heqë dorë nga lëvizja tradicionale, sepse beson se ka ende jetë.

Kreu i zhvillimit të BMW-së, Frank Weber, tha se kalimi në vetura elektrike nuk do të ndodhë brenda natës, sepse disa çështje duhet të zgjidhen.

Kur do të jetë i gjithë sistemi gati për vetura elektrike? Çfarë infrastrukture duhet? A janë njerëzit gati?

Ka edhe pyetje të tjera.

Ekziston edhe çështja e fuqisë punëtore, sepse BMW-ja, ashtu si shumë prodhues të tjerë, ka një numër të madh njerëzish të punësuar në zhvillimin e veturave tradicionale.

“Fuqia punëtore gradualisht po kalon në vetura me energji elektrike, por është një proces kompleks që kërkon shumë kohë për trajnimin e duhur të stafit”, tha Weber.

Weber theksoi se BMW-ja nuk dëshiron të tërhiqet nga tregu i motorëve me djegie të brendshme, veçanërisht nëse infrastruktura është larg nivelit që mund të mbështesë adoptimin masiv të veturave elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat