E bleu motoçikletën pa lejen e babait– nuk e ka as edhe një milje të kaluar

Auto

E bleu motoçikletën pa lejen e babait– nuk e ka as edhe një milje të kaluar

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Një motoçikletë e Honda që 40 vite më parë u prodhua por që as edhe një milje nuk e përshkoi, ka dalë në ankand pasi një baba nuk e kishte lejuar të birin e tij adoleshent ta ngasë – duke a mbyllur në garazh për dekada.

Honda CB100N i prodhuar në vitin 1981, ishte blerë i ri, por pronari nuk arriti ta ngasë kurrë kjo pasi që babai ia kishte ndalur për faktin se ishte blerë pa lejen e tij.

Kështu përfundoi në garazh ku qëndroi për 40 vite mbyllur pa e përshkuar as edhe një milje. Por kur ndërroi jetë babai i pronarit të paemëruar, i cili tani është në të 50-at, kishte një mision – ta pastrojë shtëpinë e tij në Bridgewater të Anglisë, përshirë këtu shitjen e motoçikletës.

Ai u pajtuar që t’ia shes fqinjit të tij Graham Tozer, i cili më pas e nxori në shitje nga një shtëpi e ankandeve. Motoçikleta ka akoma certifikatën e taksave – kuptohet që i ka skaduar afati më 31 korrik të vitit 1982.

Në instrument tabelën e tij shihet qartë që nuk e ka të përshkuar as edhe një milje. E motoçikletë po shitet për 2.000 funte dhe për të janë shprehur të interesuar shumë blerës potencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat