Renault e grabitë edhe një çmim prestigjioz për konceptin e veturës së vitit

Auto

Renault e grabitë edhe një çmim prestigjioz për konceptin e veturës së vitit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:43
Foto

“Car Design News” e ka zgjedhur koncept-veturën e vitit në publikimin vjetor të “Car Design Review”.

Juria e përbërë prej drejtorëve të dizajnit nga brendet lidere të industrisë së automobilistikes e kanë zgjedhur Prototipin 5 të Renault si veturën me konceptin më të mirë të vitit.

Madje, dizajnerët e kanë lavdëruar mënyrën mjeshtërore se si është krijuar kjo veturë.

Qëllimi prapa Prototipit 5 të Renault ka qenë për ta demonstruar përkushtimin e kompanisë për krijimin e veturave elektrike që janë lehtësisht të qasshme nëpër Evropë.

Prototipi 5 i Renault është një veturë kompakte qyteti me shumë sharm, e cila e ri-sjell një prej veturave më ikonike të brendit në të ardhmen.

Vlen të ceket se modeli i prodhimit që bazohet në këtë prototip do të zbulohet në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat