Tesla duhet t’ia paguajë ish-punëtorit 130 milionë dollarë

Auto

Tesla duhet t’ia paguajë ish-punëtorit 130 milionë dollarë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Një gjykatës federal amerikan urdhëroi të hënën Tesla Inc. të paguajë më shumë se 130 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj ish-punëtorit me ngjyrë, pasi u zbulua se ai ishte i ekspozuar ndaj një mjedisi pune armiqësor racor, raporton Wall Street Journal.

Gjykatësi tha se kompania nuk kishte ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të siguruar që Owen Diaz, një punonjës me kontratë në fabrikën Tesla Fremont në vitet 2015 dhe 2016, të mos abuzohej me baza racore.

Në një mesazh për punonjësit që Tesla publikoi në faqen e saj të internetit, prodhuesi i veturave thekson se gjyqi i referohet fyerjeve racore që ndodhën në fabrikë dhe mbishkrimeve raciste në banjo.

Tesla thotë se ka bërë ndryshime që kur Diaz punoi në fabrikën e Fremont, duke përfshirë ekipe të dedikuara për të hetuar ankesat e punonjësve dhe për t’u siguruar që punonjësit të kenë mundësi të barabarta në kompani.

Vitin e kaluar, prodhuesi i veturave zbuloi në raportin e tij të parë mbi diversitetin racor se afrikano-amerikanët përbëjnë katër për qind të pozicioneve kryesore të Tesla dhe dhjetë përqind të punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat