Kompania japoneze prezanton logon e re

Auto

Kompania japoneze prezanton logon e re

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:51
Kawasaki Heavy Industries

Para pak kohësh, Kawasaki Heavy Industries prezantoi një subjekt të ri biznesi.

Është Kawasaki Motors Limited, që do të jetë përgjegjëse për të gjitha çështjet që lidhen me motoçikletat.

KHI vendosi për këtë veprim, pasi nga viti 2017 është rritur shitja e motoçikletave për 80 për qind.

Demografia e klientëve gjithashtu ka ndryshuar dhe është bërë më e re. Sipas kompanisë japoneze, numri i motoçiklistëve në të njëzetat u rrit me 60% gjatë kësaj periudhe.

Edhe para se të shpallej krijimi i Kawasaki Motors Limited, kompania kishte plane për të rritur kapacitetin e prodhimit në SHBA, ndërsa shpenzoi mbi 265 milionë dollarë në projekte zgjerimi në nivel global.

Bashkë me krijimin e subjektit të, Kawasaki Motors Limited ka zbuluar edhe logon. Sidoqoftë, është një zgjidhje dizajni e parë tashmë, e përdorur më parë në linjën H2.

Logoja ka historinë e vet. Pjesa e saj qendrore është e zënë nga fjala "kanji", që do të thotë "lum" dhe dikur gjendej në flamujt e anijeve në pronësi të kantierit detar Kawasaki Tsukiji. Ajo kompani më vonë u emërtua Kawasaki Heavy Industries.

Logoja e re është një mesazh i qartë në lidhje me planet e ardhshme të gjigantit nga "toka ku lind dielli".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat