Mitsubishi konfirmon modelin e ri Eclipse Cross

Auto

Mitsubishi konfirmon modelin e ri Eclipse Cross

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:51
Eclipse Cross

Mitsubishi ka hyrë në tregun e modeleve “crossover”, duke lansuar serinë e quajtur Eclipse Cross.

Rivali i modelit Nissan Qashqai pritet të debutojë në panairin e veturave Geneva Motor Show.

Eclipse është emër i njohur, sidomos për blerësit në Amerikë. Atje ka qenë një coupe me dy dyer fort e popullarizuar.

Detajet zyrtare ende nuk janë bërë të ditura, por tashmë dihet se Eclipse Cross do të ketë motorin turbo 1.5-litra me katër cilindra dhe ai diesel 2.2-litra.

Modeli do të dalë në shtije në pjesën e dytë të vitit 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat