Ford gjen zgjidhjen për shmangien nga gropat

Auto

Ford gjen zgjidhjen për shmangien nga gropat

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 00:08
Ilustrim

Prodhuesit e makinave Ford ka bërë të ditur se është duke eksperimentuar me teknologjinë për të zbuluar gropat në mënyrë që të paralajmërojë vozitësit për lokacionin e tyre.

Makinat e pajisura me kamera në vazhdimësi mund të skanojnë rrugët gjatë udhëtimit, dhe rezultati i të dhënave për gropat shfaqet në tabelën e instrumenteve të shoferit, shkruan BBC.

Kjo ide po testohet në qendrën e kësaj firme në Aachen, Gjerman. Një ekspert ka thënë se mund të mos jetë gjithmonë e mundur ndryshimi i rrugës për të shmangur gropat.

“Një hartë virtuale për gropën mund të vërejë gropën e re në çastin kur shfaqet dhe pothuajse menjëherë paralajmëron shoferët e tjerë se është një rrezik përpara”, është shprehur Uwe Hoffmann, inxhinier i kërkimeve në Ford.

“Makinat tona tashmë kanë sensorët që të detektojnë gropat dhe tani duam që ta dërgojmë këtë në një nivel tjetër”, ka thënë ai.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat