Del në shitje limuzina e vitit 1988 që i takonte Donald Trumpit

Auto

Del në shitje limuzina e vitit 1988 që i takonte Donald Trumpit

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:55
Limuzina gjendet në Gloucestershire, në Britani të Madhe, dhe është e dizajnuar veçanërisht për Donald Trumpin.

Nëse jeni të pasur dhe dëshironi që të bëhet pronë e juaj diçka që i ka takuar presidentit amerikan Donald Trump tani keni mundësinë, pasi që limuzina e tij e vitit 1988 është në shitje.

Limuzina gjendet në Gloucestershire, në Britani të Madhe, dhe është e dizajnuar veçanërisht për Donald Trumpin. Ajo është e prodhuar në vitin 1988 dhe quhet Cadillac Trump.

Ishte e planifikuar që të prodhohen 50 limuzina të tilla, por në fund vetëm dy prej tyre morën dritën jeshile. Njëra është dërguar në Britani të Madhe në vitin 1991 dhe ka të kaluara 72.420 kilometra.

Pronari aktual thotë se kjo limuzinë ka ndryshk, por jo shumë, duke pasuar parasysh se kjo është një limuzinë 29 vjeçare.

Për këtë limuzinë, pronari kërkon 50 mijë funte, por pasi që do të shitet përmes ankandit është e mundshme që çmimi i saj të rritet.

Cadillac Trump ka motor 5.0-litër dhe në interier posedon televizor, bar të vogël si dhe pajisje të tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat