Rrjedhin pamjet e modelit që besohet të jetë LaFerrari i ri

Auto

Rrjedhin pamjet e modelit që besohet të jetë LaFerrari i ri

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 20:54
LaFerrari

Kompania Ferrari ka bërë kërkesë gjatë vitit 2016, për të patentuar disa pjesë për super-veturën e re, mirëpo duke mos publikuar asnjë detaj.

Me publikimin e imazheve që mund t’i shihni më poshtë, kemi të bëjmë me makinë me linja aerodinamike, të ultë dhe shumë të gjerë.

Në bazë të kësaj, besohet se është LaFerrari që pritet të lansohet gjatë këtij viti.

Sipas disa njohësve të makinave, thuhet se ngjan shumë me 488 Spyder, por xhami i përparmë që është i kapur me tavanin, e bën të jetë më i veçantë.

Sidoqoftë, ky është një model shumë më ndryshe se të tjerat, por që nuk dihet nësedo të kthehet në veturë apo do të mbetet vetëm në skicë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat