Mercedes-Maybah lëviz me lehtësi edhe nëpër xhungël

Auto

Mercedes-Maybah lëviz me lehtësi edhe nëpër xhungël

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:17
Mercedes-Maybah

Me modelin G650 Landaulet, kompania gjermane Mercedes ka treguar se mund të bëjë një veturë edhe për xhungël.

Në videon e postuar më poshtë, shihet makina nga njësia Maybah që ia del të tejkalojë të gjitha shtigjet e një vendi të mbushur me gurë, baltë dhe trungje pemësh.

Rrotat e mëdha dhe struktura e ngritur, si dhe qëndrueshmëria e lartë, bëjnë që ky Maybah luksoz ta ketë shumë të lehtë të tejkalojë çdo sfidë.

Tavani me mundësi të hapjes, enterieri i punuar me kujdes dhe teknologjia e lartë, bëjnë që shoferi dhe udhëtarët të përjetojnë vozitje të përkryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat