Zbulohet Porsche Panamera, pak ditë para lansimit zyrtar

Auto

Zbulohet Porsche Panamera, pak ditë para lansimit zyrtar

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 15:30
Porsche Panamera

Kompania Porsche, ka bërë të ditur se në edicionin e këtij viti të Geneva Motor Show, do të publikojë modelin e fundit.

Por, kur kanë mbetur vetëm disa ditë deri më 9 mars kur fillon ky organizim, është parë modeli i ri Sport Turismo gjatë procesit të testimit.

Siç shihet në fotografi, kemi të bëjmë me një makinë më të gjerë dhe pak më të lartë, por që nuk dallon nga ato të mëparshme.

Mungesa e shtresës për kamuflazh, tregon se ka mjaftë linja që i shtojnë aerodinamikën, duke bërë që të jetë më i shpejtë.

Nuk mund të thuhet nëse ka strukturë më të lehtë, apo çfarë shpejtësie do të arrijë.

Të gjitha këto detaje, përfshirë edhe çmimin, pritet t’i mësojmë në ditën e lansimit zyrtar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat