Nissan Leaf, makina e parë autonome e cila zbarkon në rrugët Evropiane

Auto

Nissan Leaf, makina e parë autonome e cila zbarkon në rrugët Evropiane

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 08:40
Nissan LEAF

E drejtuar nga kamera dhe radarë, një makinë autonome zbarkoi në rrugët e kryeqytetit Britanik Londër ditën e Hëne.

Duke udhëtuar me shpejtësi 80 km/h jo vetëm në rrugët interurbane por edhe ato qytetase, Nissan LEAF demostroi një teknologji ku endërrat e së ardhmes marrin jetë për shumë prej nesh.

Britania ka premtuar për këtë industri mbështetje maksimale e cila pritet të kapë vlerën e 1.1 triliard dollarëve brenda 2025-ës. Nissan ndryshe nga Uber mori leje tek autoritetet lokale dhe Policia Londineze përpara fillimit të testimeve.

Mbi 24 kamera dhe sensorë udhëzojnë automjetin në rrugëtimin e tij. Makinat autonome kanë tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të njohura pjesë ose jo e industrisë.

Google dhe Tesla kanë testuar disaherë. Jaguar Landrover planifikon të hedhë në qarkullim 100 makina autonome brenda 2020-ës ndërsa Volvo gjithashtu pritet të fillojë testet në Londër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat