Furgoni që u reziston plumbave dhe shpërthimit të bombës, ja çfarë fshihet brenda

Auto

Furgoni që u reziston plumbave dhe shpërthimit të bombës, ja çfarë fshihet brenda

Më: 4 mars 2017 Në ora: 08:14
Furgoni i prezantuar nga Kompania Lexani Motorcars

Ky është furgoni që i reziston rafalëve të plumbave dhe që posedon tualet të lartë në ar, prezantuar nga Kompania Lexani Motorcars.

Lexani Motorcars është një kompani nga Kalifornia, kurse furgoni i tyre “Ambasador” është një Mercedes i modifikuar i tipit “Sprinter”.

Përveç tualetit të larë në ar, në këtë furgon janë të vendosura karriget e prodhuara nga lëkura e vërtetë që i kanë dizajnuar disenjatorët e famshëm italian, por aty nuk mungojnë as salla për video konferenca, kuzhina, aparati i kafesë dhe dyshemeja e punuar nga mermeri.

Dyert e kësaj veture i rezistojnë rafalëve të plumbave, kurse e gjithë karroceria e furgonit mund t’i bëjë ballë shpërthimit të një granate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat