BMW është duke e testuar serinë e re të modelit X3, i cili pritet të jetë rival i Audi Q5.
BMW Austria sot ka publikuar disa fotografi që paraqisnin modelin e ri duke u testuar. BMW për vjet të tëra ishte duke punuar në këtë model dhe fotografitë tregojnë se X3 nuk do të ketë ndryshime në madhësi.
Duke parë konkurrencën e Audi, Mercedesit dhe tani edhe Porsche, BMW është detyruar që të krijojë gjeneratën e tretë të X3, i cili do të dalë në shitje kah mesi i vitit të ardhshëm.
Edhe pse i kamufluar rëndë, SUV-i i ri pritet të jetë më i lehtë dhe më i mprehtë. Auto Express raporton se X3 do të ketë sistemin e ri të platformës që vetura të jetë më ekonomike. Kjo i ka shtuar hapësirë në kabinë dhe do të jetë 100 kilogramë më i lehtë sesa modelet e mëparshme.
BMX X3 pritet të ketë motorin 2.0-litra me katër cilindra që do të prodhojnë 249 kuajfuqi.