BMW 1 Series, vetura që do të shitet vetëm në Kinë

Auto

BMW 1 Series, vetura që do të shitet vetëm në Kinë

Më: 5 mars 2017 Në ora: 21:15
BMW 1 Series

Prodhuesi gjerman BMW, ka dëshpëruar entuziastët e makinave kur ka bërë të ditur se modelin 1 Series do ta shesë vetëm në Kinë.

Ky sedan i qëndrueshëm, i shpejtë dhe me shumë komfor, nuk do të jetë në asnjë treg tjetër botëror. Madje, është duke u prodhuar vetëm në Shenyang.

Vetura 2.0-litërshe e me 228 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.8-sekonda.

Meqenëse kinezët e duan shumë teknologjikë, brenda veturës do të ketë një numër të madh të pajisjeve që do të shfrytëzohen nga shoferi dhe nga udhëtarët tjerë.

Sidoqoftë, në bazë të disa lajmeve, thuhet se BMW mund ta prodhojë edhe ndonjë model të ngjashëm të destinuar për tregjet tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat