Aston Martin Valkyrie tenton të sfidojë LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918

Auto

Aston Martin Valkyrie tenton të sfidojë LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918

Më: 8 mars 2017 Në ora: 17:10
Aston Martin Valkyrie

Deri më tani janë dhënë disa detaje të modelit, se si do të duket dhe është prezantuar me kodin AM-RB 001, por që tani shfaqet i tëri dhe me emrin zyrtar Valkyrie.

Prodhuesi britanik Aston Martin, e ka prezantuar në Geneva Motor Show 2017 bashkëpunimin me Red Bull, që është një super-makinë me linja që nuk janë parë më herë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet modeli i mahnitshëm 6.5-litra V12, që pritet të jetë i fuqishëm dhe shumë i shpejtë.

Në këtë formë, prodhuesi është duke u përpjekur që të sfidojë modelet LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918, që janë makina shumë të kërkuara në treg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat