Brenda sallonit të makinave në Gjenevë

Auto

Brenda sallonit të makinave në Gjenevë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 08:51
Salloni i Makinave të Gjenevës është hapur me datën 9 Mars dhe do të mbyllet në 19 mars.

Gjeneva mirepriti  edicionin e 87 të Sallonit të Makinave, një event ku u prezantuan modelet më të reja të automjeteve të çdo tipi.

E veçanta për këtë vit ishte se gjithçka ishte e fokusuar tek Peugeot, pasi u mësua për arritjen e kompanisë franceze me General Motors për blerjen e Opel për 2.2 miliardë euro.

Një marrëveshje kjo që u arrit me synimin për krijimin e një makine të re në gjendje për të sfiduar Volkswagen, kompania që konsiderohet lider në tregun e makinave.

Ndërkaq, Peugeot e ka marrë një çmim për këtë vit në prag të këtij evenimenti. Modeli 3008 është shpallur si makina europiane më e mirë për vitin 2017, një çmim që pason atë të Opel Astra-s të fituar një vit më parë.

Salloni i Makinave të Gjenevës është hapur me datën 9 Mars dhe do të mbyllet në 19 mars.

Image

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat