PEUGEOT 3008 SUV zgjedhet “Vetura e vitit 2017”

Auto

PEUGEOT 3008 SUV zgjedhet “Vetura e vitit 2017”

Më: 9 mars 2017 Në ora: 10:36
PEUGEOT 3008 SUV

Modeli i ri PEUGEOT 3008 SUV është zgjedhur vetura e vitit 2017 në Gjenevë nga një juri prej 58 gazetarëve evropianë. Paneli i jurisë ka vlerësuar stilin, interierin dhe performancën. Ky çmim i bashkohet edhe njëzetë çmimeve tjera të cilat i ka fituar kjo veturë.

PEUGEOT 3008 SUV ka arritur pikërisht në kohën e duhur. Kjo veturë është për konsumatorët selektiv të cilët dëshirojnë të kenë eksperiencë të re dhe ofron një stil unik dhe komod.

Afërsisht 100.000 konsumatorë nga Evropa kanë bërë porosi. 84% prej tyre kanë përzgjedhur Allure, GT Line ose GT.

“jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenarë që PEUGEOT 3008 SUV e re ka fituar çmimin Vetura e vitit 2017. Ky çmim është kulmi i punës pesëvjeçare të ekipit tonë.” Ka thënë Jean-Philippe Imparato, Drejtor Ekzekutiv i PEUGEOT.

Peugeot 3008 SUV e sjell për ju në Kosovë “Mercom Company” e cila ka përfaqësinë e Peugeot për Kosovë. Veturën mund ta shihni nga afër në sallonin e prezantuar në sallonin e kompanisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat