“Shtëpia me gjashtë rrota”: Thuhet se i ka të gjitha që nevojiten për t’i mbijetuar “kiametit”!

Auto

“Shtëpia me gjashtë rrota”: Thuhet se i ka të gjitha që nevojiten për t’i mbijetuar “kiametit”!

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:45
Automjeti masiv është projektuar nga firma austriake Action Mobil për njerëzit, për tu përdorur në udhëtime të gjata rrugore në terrene të vështira

Kur përgatiten për apokalipsin, shumica e njerëzve zgjedhin një bunker të blinduar, nëntokësor. Por, çfarë nëse bunkeri juaj apokaliptik do të kishte një motor të mbërthyer në pjesën e përparme?

Edhe pse i ngjyrosur në jeshile ushtarake, që peshon më shumë se 20 makina të vogla dhe i pajisur me gjashtë rrota gjigante, “Action Mobil Globecruiser Family 7500” nuk do të mund ta shihni në një zonë lufte.

Siç shkruajnë mediat e huaja, automjeti masiv është projektuar nga firma austriake Action Mobil për njerëzit, për tu përdorur në udhëtime të gjata rrugore në terrene të vështira.

Automjeti thuhet se ka një motor 530 kuaj-fuqi dhe vjen me një çmim prej rreth 765.000 dollarësh – peshon rreth 8 ton, është i gjatë rreth 10 metra, i lartë 3,8 metra dhe i gjerë 2,5 metra.

Gjithashtu bëhet e ditur se kjo “bishë” ruan karburant të mjaftueshëm për shpenzim disa ditorë dhe mund të mbajë rreth 1.000 litra ujë të freskët në bord.

Së bashku me 240 panele solare Watt, disa thonë, se ajo ka gjithçka që ju nevojitet për t’i mbijetuar një apokalipsi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat