Audi sjell kupenë me 450 kuajfuqi, rivalin e BMW 4M

Auto

Audi sjell kupenë me 450 kuajfuqi, rivalin e BMW 4M

Më: 10 mars 2017 Në ora: 17:23
Vetura e re nga Audi

Më herët është parë teksa testohej me shtresat për kamuflazh, por tashmë modeli RS5 është zbuluar zyrtarisht në Geneva Motor Show.

Vetura e re nga Audi, që ka 450 kuajfuqi mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 3.9-sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 280 km/h.

Kupeja është për disa centimetra më e gjatë se e vjetra, ndërsa ka strukturë më të lartë. Tavani i saj është punuar nga fibra e aluminit, duke e bërë më të lehtë, si dhe ka rritur në masë të madhe hapësirën e enterierit.

Me shumë pajisje teknologjike, lehtësi për shoferin, si dhe çmim prej 80 mijë eurosh, ky model i Audi-t është bërë rivali kryesor i BMW 4M, sepse është më i përshtatshëm dhe më i lirë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat