Toyota kthen MR2

Auto

Toyota kthen MR2

Më: 11 mars 2017 Në ora: 17:59
Toyota

Njëri nga modelet më atraktive në historinë e re të Toyota MR2, ka fituar pasardhësin.

Në kompaninë Toyota janë duke punuar në krijimin e ofertave për veturat atraktive sportive. Tashmë është e njohur se pas GT86 së shpejti do të arrijë edhe Supra e re e krijuar në bashkëpunim me BMW-në. Por, pas Supra vjen edhe MR2 i ri dhe ai do të jetë mjaft i shpejtë, ka bërë të ditur Tetsuya Tada, shef i Gazoo Racing. 

Tash për tash është e ditur se si modeli i ri do të ruajë karakteristikat e para rendësit të tij, do të jetë i lehtë dhe i thjeshtë. Po ashtu, do të jetë edhe shumë argëtues në vozitje pothuajse gati njëjtë sikurse Ferrari.

Ndryshe, MR2 i fundit, ai i gjeneratës së tretë, nga prodhimi kishte dalë para dhjetë vjetësh dhe ishte në konfigurimin roadster. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat