Ferrari mbush 70 vjeç, festimet kulmojnë në 9-10 shtator

Auto

Ferrari mbush 70 vjeç, festimet kulmojnë në 9-10 shtator

Më: 14 mars 2017 Në ora: 07:22
Ferrari i parë

Ishte më 12 mars 1947, fiks 70 vite më parë, që Enzo Ferrari ndei modelin 125 S, vetura e parë që mban emrin e tij.

Atë ditë provash në rrugët e Maranelos filloi historia moderne e “Ferrari”-t.

Gjatë vitit 2017, rreth 60 vende do të presin iniciativat për përvjetorin e “Ferrari”-t, ku në secilin eveniment do të jetë e pranishme modeli bashkëkohor simbol i 70 viteve të markës, “LaFerrari Aperta”.

Festimet do të arrijnë kulmin në fundjavën e 9-10 shtatorit, në Maranelo, që do të shoqërohen nga shumë evenimente që do të përkujtojnë historinë e markës së Kalit.

Kompania ka krijuar edhe një faqe interneti që i dedikohet këtij përvjetori, www.ferrari70.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat