Policia gjermane bastis zyrat e Audi

Auto

Policia gjermane bastis zyrat e Audi

Më: 15 mars 2017 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Autoritetet gjermane kanë bastisur të mërkurën zyrën e Audi në kuadër të hetimeve për mashtrimet e kompanisë Volkswagen në testet e emitimit të gazrave, transmetojnë mediat gjermane.

Gazeta “Zidojqe cajtung” dhe televizioni ARD kanë transmetuar se në rrjedhë janë bastisjet në shtabin kryesor të prodhuesit gjerman të automobilave në Ingolshtat, si dhe në zyre të ndryshme në krahinat Baden Virtemberg dhe Saksonia e Poshtme.

Gjykata e Munihut para disa javësh ka nisur hetimet, por as hetuesia në Ingolshtat nuk ka komentuar pohimet e mediave.

Volkswagen, kompania amë e Audi, të premten ka bërë të ditur në SHBA, ku janë gjetur mashtrimet, se është fajtor për tentim të anashkalimit të ligjeve amerikane për ndotje. Nëse gjykatësi pajtohet me rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë skandali kompanisë do t’i kushtojë mbi 20 miliardë dollarë vetëm në SHBA.

Volkswagen në pothuajse 600.000 automjete dizel ka vendosur softuerin, i cili gjatë testimit zvogëlon emitimin e gazrave të dëmshme, derisa gjatë vozitjes së vërtetë ajo ngritët deri në 40 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat